Për nder të përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar  me mirënjohje të veçantë kompaninë “Lab-Olil”, si njërën nga 10 kompanitë më të mëdha taksapaguese  në Buxhetin e Shtetit. 

Mirënjohjen nga Presidenti Thaçi e ka pranuar pronari i kompanisë, z. Raif Gashi, i cili  e ka falënderuar Presidentin dhe ka thënë se është fakt inkurajues për të gjithë kur vlerësohet puna e atyre që shtetësinë e Kosovës e ndërtojnë dhe e fuqizojnë për çdo ditë, në heshtje dhe pa zhurmë.