Menaxhmenti i kompanisë Lab-Oil i uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për 10-vjetorin e Pavarësisë. Lab-Oil po ashtu uron edhe gjithë shqiptarët në të gjitha hapësirat etnike dhe në diasporë për këtë përvjetor jubilar të shtetit të Kosovës, me dëshirën për një të ardhme më të mirë dhe më prosperuese.

Në këtë 10-vjetor të Pavarësisë së Kosovës është momenti i duhur kur ne duhet ta kthejmë kokën prapa për ta kujtuar të kaluarën dhe për të parë se sa e vlefshme është e sotmja. Është koha është të punohet më me ngulm në fuqizimin e shtetit të Kosovës.