Me partnerët tanë

Me produktet e LAB-OIL lëvizin automjete të tëra të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë,
Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Financave, Punës dhe
Transfereve, Administratës Tatimore të Kosovës, Agjencisë Kosovare për Standardizim, Oda Ekonomike e Kosovës etj.

Pjesë e rrjetit të fuqishëm me partnerë të ekonomisë së tregut

Që nga themelimi në vitin 2009 LAB-OIL është rritur vazhdimisht. Përveç elanit tonë për zhvillim, edhe partneritetet tona ishin pjesë e suksesit të ndërmarrjes. Gjatë afarizmit me bitumen ndër vite LAB-OIL ka ndërtuar partneritete të forta me shumë prodhues në zë të asfaltit si Graniti Shpk-Istog, LIKA TRADE-Deçan, Joze Krasniqi-Junik, KAG Asfalt-Prizren, Renelual Tahiri-Prizren,  Papenburg-Ferizaj, Rahovica Shpk-Ferizaj, Iseferi Suharekë,  dhe shumë kompani prodhuese dhe ofruese shërbimesh të ndryshme. Kemi partneritet me të gjithë prodhuesit e bllokave dhe tullave të ndërtimit në Kosovë si dhe me shumë kompani tjera nga Ballkani dhe Evropa.

Ndër partnerët e shumtë me të cilët kompania ka marrëdhënie biznesore janë: prodhuesit dhe transportuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të karburanteve, biznese vendore dhe ndërkombëtare, ndërmarrje publike, institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare, komuna, ministri dhe agjenci shtetërore dhe ndërkombëtare; Partneritetet e LAB-OIL funksionojnë sipas parimit “ merr dhe jep”. Në këtë mënyrë LAB-OIL ka forcuar pozitën e suksesshme në treg dhe ka rritur qarkullimet, gjë që ka ndodhur edhe me kompanitë partnere.

Partnerët tanë nga strukturat shtetërore

Cilësia e produkteve të LAB-OIL ka bërë që numër i madh nga klientët e saj të jenë edhe institucione shumë të rëndësishme të vendit.

Me produktet e LAB-OIL lëvizin automjete të tëra të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Administratës Tatimore të Kosovës, Agjencisë Kosovare për Standardizim, Oda Ekonomike e Kosovës etj.

Dekoruar nga presidenti

Puna serioze dhe arritja e rezultateve kulmore brenda një afati relativisht të shkurtë kohor, kanë bërë që LAB-OIL  të marrë mirënjohje e dekorata nga nivelet më të larta të vendit. Për nder të përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës, e ka dekoruar  me mirënjohje të veçantë kompaninë LAB-OIL  si njërën nga 10 kompanitë më të mëdha taksapaguese në vend.

Mirënjohjen nga Presidenti e ka pranuar pronari i kompanisë, z. Raif Gashi, i cili e pat falënderuar Presidentin duke thënë se është fakt inkurajues për të gjithë kur u vlerësohet kontributi në ndërtimin dhe fuqizimin e shtetësisë së Kosovës.

Lidershipi

Kompani me vizion të definuar për t’u bërë lidere në Kosovë e regjion.

LAB-OIL udhëhiqet nga parimet bashkëkohore te menaxhmentit dhe lidershipit, i cili kompanisë i ka mundësuar një zhvillim dhe rritje të vazhdueshme duke u bazuar në punën ekipore, përgjegjësinë, motivimin, trajnimin dhe profesionalizimin e punëtorëve!