Kompani e njohur për cilësi në tregun vendor dhe regjional!
Përveç shitjes me shumicë për klientët vendorë dhe ata në tregjet e Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Serbisë dhe Malit të Zi, e cila bëhet direkt nga terminali qendror afër Prishtinës, LAB-OIL ofron edhe shitje me pakicë në pikat e karburantit në disa qytete të Republikës së Kosovës.
Pas një investimi të madh, LAB-OIL tashmë një kohë të gjatë bën përpunimin e petrokoksit me teknologjinë më të fundit gjermane me të cilën furnizon edhe gjigandet e mëdha industriale me lëndë të parë, si Feronikli në Drenas, Sharrcem në Kaçanik, Feni Kavadarc në Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë prodhuesit tullave të ndërtimit në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Staf kompetent dhe me përvojë që nga niveli i teknikëve e deri te ai inxhinierik e menaxherial!
Këto zhvillime pozitive ngritën edhe nivelin e investimeve të kompanisë e me këtë edhe numrin e pikave të shitjes në Kosovë, shtrirjen e tregut edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe duke kulmuar me hapjen fabrikës moderne me teknologji gjermane për përpunimin (granulacion në 90 Mikronë) e koksit të naftës.
Kjo rritje nuk do të ishte e mundur pa një staf kompetent e të trajnuar vazhdimisht. LAB-OIL kishte filluar punën me 10 punëtorë gjersa sot numëron mbi 100 punëtorë e punëtore të trajnuar. Ne e dijmë se pa trajnime dhe kualifikime të stafit nuk arrihet suksesi. Për këtë qëllim i gjithë stafi është i trajnuar rregullisht në fushëveprimtaritë e veta dhe për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore.
Cilësia e produkteve tona –
më e mira për automjetet dhe makinat tuaja
më e mira për automjetet dhe makinat tuaja
LAB-OIL krenohet me një listë të gjerë të produkteve cilësore të karburanteve të njohura jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Përveç naftës dhe benzinë të klasave të ndryshme ofrojmë bitum e mazut për bizneset private dhe amvisëri. LAB-OIL është specializuar në përpunimin e petrokoksit të cilësisë së lartë dhe për këtë jemi të parët në Kosovë.
Përparësitë tona
- Me naftë dhe benzinë nga LAB-OIL do të rritni jetëgjatësinë e automjeteve tuaja dhe makinave të punës.
- Rritni dhe siguroni cilësinë e produkteve tuaja industriale
- Keni të bëni me kompani që bashkëpunon me organizata dhe agjenci ndërkombëtare, institucione qeveritare dhe organizata të shoqërisë civile.