Oda Ekonomike Amerikane ka shpallur kompaninë Lab Oil nga Kosova si importuesin më të madh të produkteve amerikane për vitin 2023. Me këtë rast të rëndësishëm, drejtori menaxhues i kompanisë, zoti Berat Ahmeti, pranoi mirënjohjen nga Oda Ekonomike Amerikane.
Në ceremoninë e mbajtur, pjesëmarrës ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Shkëlqesia e tij zoti Jeffrey M. Hovenier.
Zoti Ahmeti shprehu mirënjohjen e tij për këtë njohje dhe nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Lab Oil për të sjellë produkte cilësore amerikane tregun Kosovar dhe Rajonal.
Lidershipi
Kompani me vizion të definuar për t’u bërë lidere në Kosovë e regjion.
LAB-OIL udhëhiqet nga parimet bashkëkohore te menaxhmentit dhe lidershipit, i cili kompanisë i ka mundësuar një zhvillim dhe rritje të vazhdueshme duke u bazuar në punën ekipore, përgjegjësinë, motivimin, trajnimin dhe profesionalizimin e punëtorëve!