Naftë dhe Benzinë

…stabilitetin dhe qëndrueshmërinë që «Lab-Oil» ka krijuar përgjatë përvojës së vet.
duke e shndërruar atë në ndërmarrjen lider për tregtimin e produkteve të hidrokarbureve.

Jo çfarëdo lënde djegëse por benzinë dhe naftë nga LAB-OIL

TJu keni kërkesa specifike për automjetet tuaja moderne. Në anët tjetër dhe prodhuesit kanë kërkesa specifike lidhur me llojin e naftës dhe benzinës. LAB-OIL ofron naftë dhe benzinë cilësore për kushtet verore dhe dimërore të punës

LAB-OIL sjell në tregun e Kosovës dhe në rajon lloje të ndryshme të benzinës (98 dhe 100 oktan pa plumb), naftë dhe gaz (gaz të lëngët të naftës-LPG) i cili përdoret edhe në gastronomi dhe amvisëri.

Dëshmia më e mirë për cilësi të lartë të produkteve të LAB-OIL është kënaqësia e klientëve e cila shprehet edhe në rritjen e parametrave të shitjes. Nismat e para LAB-OIL i ka filluar me 10 milion litra naftë në vitin 2011, duke e dyfishuar atë në 20 milionë në vitin 2012 dhe 33 milionë; në vitin 2013; vitin 2014 me 67 milionë litra dhe në vitin 2015 LAB-OIL ka arritur të importojë mbi 100 milionë litra derivate.

Nga viti 2014 e tutje LAB OIL mban barrën kryeso të furnizimit të tregun të Kosovës me 40-45 % pjesëmarrje efektive.

Më e mira për makinat tuaja

LAB-OIL krenohet me një listë të gjerë të produkteve cilësore të karburanteve të njohura jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Përveç naftës dhe benzinë të klasave të ndryshme ofrojmë bitum e mazut për bizneset private dhe amvisëri. LAB-OIL është specializuar në përpunimin e petrokoksit të cilësisë së lartë dhe për këtë jemi të parët në Kosovë.