Privatësia

Entiteti përgjegjës sipas kuptimit të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave është:

LAB OIL

Preoc Graçanicë,
Magjistralja Prishtinë – Shkup
E-Mail: info@laboil-ks.com

Mbledhja e informacioneve të përgjithshme

Kur hyni në faqen tonë të internetit, do të regjistrohen në mënyrë automatike informacione të natyrës së përgjithshme (log file të serverit), të cilat mund të përfshijnë llojin e shfletuesit të uebit, sistemin operativ të përdorur, emrin e domenit të ofruesit të shërbimit tuaj të internetit dhe të ngjashme. Këto janë ekskluzivisht informacione që nuk lejojnë të dhëna tuaja personale. Këto informacione janë teknikisht të nevojshme për të dhënë në mënyrë të saktë përmbajtjen e faqes që keni kërkuar në internet. Informacionet anonime të këtij lloji vlerësohen nga ne në pikëpamje statistikore për të optimizuar faqen tonë të internetit dhe teknologjinë që qëndron pas saj.

Kriptimi SSL

Për të mbrojtur sigurinë e të dhënave tuaja gjatë transmetimit, ne përdorim metodat më të fundit të kriptimit (p.sh. SSL) lidhur me HTTPS.

Formulari i kontaktit

Nëse na kontaktoni me E-Mail ose formular të kontaktit, informacioni që jepni do të ruhet me qëllim të përpunimit të kërkesës dhe pyetjeve të mundshme pasuese.

Newsletter

Klienti mund të regjistrohet për Newsletter të LAB-OIL. Për ta bërë këtë, klienti duhet të jep adresën e tij elektronike. Ju mund të çregjistroheni nga buletini në çdo kohë. Informacionet lidhur me këtë gjenden në fund të newsletter. Me rastin e çregjistrimit do të fshihet edhe adresa elektronike e klientit.

Fshirja ose bllokimi i të dhënave

Ne i përmbahemi parimeve të dhënave minimale. Prandaj, ne i ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur qëllimet e përmendura këtu ose siç përcaktohet për periudhat e ndryshme të ruajtjes sipas ligjit. Pasi qëllimi përkatës të ketë pushuar së ekzistuari ose këto afate të kenë përfunduar, të dhënat përkatëse do të bllokohen ose fshihen në mënyrë rutinore në përputhje me dispozitat ligjore.

Përdorimi i Google Analytics

Kjo uebfaqe përdor Google Analytics – një shërbim analize uebi nga Google Inc. (në vijim: Google). Google Analytics përdor të ashtuquajturat “cookie”, pra skedarë teksti që ruhen në kompjuterin tuaj dhe që mundësojnë analizën e përdorimit nga ana juaj të ueb faqes. Informacionet e gjeneruara nga cookie në lidhje me përdorimin na ana juaj e ueb faqes zakonisht transferohen në një Google-server në SHBA dhe ruhet atje. Sidoqoftë, për shkak të aktivizimit të anonimizimit të IP në këtë ueb faqe, adresa juaj IP do të shkurtohet paraprakisht nga Google brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ose në shtete tjera kontraktuese të Marrëveshjes për Zonën Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste të jashtëzakonshme adresa e plotë IP do të transmetohet te një server të Google në SHBA dhe do të shkurtohet atje. Në emër të operatorit të kësaj ueb faqe, Google do të përdorë këto informacione për të vlerësuar përdorimin e faqes në internet nga ana juaj, për të përpiluar raporte mbi aktivitetin e faqes në internet dhe për t’i siguruar operatorit të faqes në internet shërbime të tjera në lidhje me aktivitetin e ueb faqes dhe përdorimin e internetit. Adresa IP e transmetuar nga shfletuesi juaj në kuadër të Google Analytics nuk do të bashkohet me të dhënat e tjera të Google. Ju mund të parandaloni ruajtjen e cookies duke rregulluar softuerin e shfletuesit tuaj; megjithatë, ne duam t’ju vejmë në dijeni se në këtë rast ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni të gjitha funksionet e kësaj faqe në internet në masën e tyre të plotë. Ju gjithashtu mund të parandaloni Google që të mbledhë të dhënat e krijuara nga cookie dhe që lidhen me përdorimin tuaj të faqes në internet (përfshirë adresën tuaj IP) dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google duke shkarkuar plug-in e shfletuesit të aktual nën vegzën e mëposhtme: Browser-Add-on për deaktivim të Google Analytics.

Përdorimi i Google Maps

Kjo faqe interneti përdor Google Maps API për të shfaqur vizualisht informacionet gjeografike. Kur përdorni Google Maps, Google gjithashtu mbledh, përpunon dhe përdor të dhëna në lidhje me përdorimin e funksioneve të hartës nga vizitorët. Më shumë informacione në lidhje me përpunimin e të dhënave nga Google i gjeni në Këshilla të Google për mbrojtje të të dhënave. Në Qendrën për Mbrojtje të të Dhënave gjithashtu mund të ndryshoni cilësimet e mbrojtjes të të dhënave tuaja personale.

Udhëzime të hollësishme se si të menaxhoni të dhënat tuaja në lidhje me produktet e Google i gjeni këtu.

Të drejtat tuaja për informacion, korrigjim, bllokim, fshirje dhe kundërshtim

Ju keni të drejtë të merrni në çdo kohë informacione në lidhje me të dhënat tuaja personale që ruhen te ne. Ju gjithashtu keni të drejtë të korrigjoni, bllokoni ose, përveç ruajtjes së paraparë të dhënave për veprimtarinë e biznesit, të fshini të dhënat tuaja personale. Ju lutemi kontaktoni zyrtarin tonë për mbrojtjen e të dhënave. Detajet e kontaktit i gjeni në fund.
Në mënyrë që bllokimi i të dhënave të mund të kihet parasysh në çdo kohë, këto të dhëna duhet të mbahen në një skedar bllokimi. Ju gjithashtu mund të kërkoni fshirjen e të dhënave, me kusht që të mos ekzistojë detyrimi ligjor i arkivimit. Nëse ekziston një detyrim i tillë, ne do t’i bllokojmë të dhënat tuaja sipas kërkesës.
Ju mund të bëni ndryshime ose të tërhiqni pëlqimin tuaj me anë të njoftimit paraprak dhe me efekt në të ardhmen.

Ndryshimi i rregullave tona për mbrojtjen e të dhënave

Ne rezervojmë të drejtën për të përshtatur këtë deklaratë të mbrojtjes së të dhënave herë pas here në mënyrë që ajo të jetë gjithmonë në përputhje me kërkesat aktuale ligjore ose të zbatojmë ndryshimet në shërbimet tona në deklaratën e mbrojtjes së të dhënave, p.sh. kur prezantohen shërbime të reja. Deklarata e re e mbrojtjes së të dhënave do të zbatohet për vizitën tuaj të radhës.

Pyetje për zyrtarin e mbrojtjes së të dhënave

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi na shkruani një E-Mail ose kontaktoni drejtpërdrejt zyrtarin tonë për mbrojtjen e të dhënave:

LAB OIL
Preoc Graçanicë,
Magjistralja Prishtinë – Shkup
Telefoni +383 45 188 500
E-Mail: info@laboil-ks.com

Ju lutemi të keni parasysh që metoda më e mirë dhe më e shpejtë për të na kontaktuar është përmes E-Mailit.